LAJMI I FUNDIT:

Dedaj për incidentin e Osmanit: Dështim i diplomacisë kosovare, i takon MPJD-së të monitorojë raste të tilla

Dedaj për incidentin e Osmanit: Dështim i diplomacisë kosovare, i takon MPJD-së të monitorojë raste të tilla

Gjergj Dedaj, ish-ambasador i Kosovës në Maqedoni e ka quajtur “skandal diplomatik tipik primitiv ballkanik”, incidentin e mbrëmshëm ndaj presidentes Vjosa Osmani, ku sigurimi i aeroportit të Shkupit ka tentuar që t’ia marrë telefonin e saj privat dhe ta shtyjnë.

Dedaj ka thënë se marrja e telefonit nuk është skandal por kontrollimi i tij dhe shtyerja fizike është veprim i mendjemadhësisë.

Ai shtoi se në kohën e tij sa ka qenë ambasador nuk ka pasur raste të tilla.


“Është skandal diplomatik tipik primitiv ballkanik pasi lëvizja e lirë e autoriteteve shtetërore duhet të jetë pa pengesa, duhet të ketë respekt për ta. Nuk ka ndodhur asnjëherë të ketë skandale të tilla në kohën time kur kam pritur Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Avdullah Hotin”, ka deklaruar Dedaj.

Më tejt theksoi se ky rast është “dështim i diplomacisë së Kosovës”, pasi sipas tij i takon MPJD-së të monitorojë dhe të njoftojë ambasadën e Kosovës në Maqedoni për intenerarin e vizitës.

Dedaj përmendi edhe raportet në mes të Osmanit e Gërvallës për të cilat tha se pati raportime se ka plasaritje të tyre.

Sipas Dedajt, MPJD-ja është dikasteri që “duhet të monitorojë dhe lehtësojë përmes ambasadës së Kosovës në Maqedoni vizitat e tilla”.

“Është dështim i diplomacisë së Kosovës, po hetohen disa plasaritje në mes të Osmanit dhe Gërvallës dhe Kurtit. MPJD-ja është ajo që e monitoron dhe lehtëson përmes ambasadës së Kosovës në Maqedoni”, u shpreh Dedaj në RTVD.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare

Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare

Lajme
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti

Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij

Lajme
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Lajme
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Lajme
Kalo në kategori