Nuk është aq me rëndësi që në komunën e Butelit do të vendoset kryqi i lartë 50 metra dhe madhësia e shqiponjës së vendosur në Fushë Tophanë para pak javësh, por më i rëndësishëm është mesazhi i cili përcillet, u tha mbrëmë në emisionin Click Plus. Historiani i artit, Nebojsha Viliq, thotë se çdo simbol i vendosur përcjell mesazh të caktuar dhe kjo gjë nuk është e diskutueshme, por ajo që është e diskutueshme sipas tij, është mënyra se si ai mesazh përcillet.
“Ajo që është e diskutueshme për momentin është niveli i strukturës së atij mesazhi. Këto janë nivelet më të ulëta dhe më të thjeshta të mesazhit që dëshirojnë të përcillet. Në këtë rast nuk është fare me rëndësi se sa i lartë është kryqi ose sa e madhe është shqiponja, por sa është i ulët mesazhi i cili përcillet deri te qytetarët që kalojnë nëpër atë lagje”, u shpreh Nebojsha Viliq, Historian i Artit.
Sipas aktivistit Nikolla Naumoski, numri i madh i kishave të vendosura në Komunën e Aerodromit, bëjnë që projekti Shkupi 2014 të duket si projekt për fëmijë. Naumoski tha se në këtë mënyrë shenjohet një territor i caktuar me simbole fetare pa u mbajtur llogari për hapësirën urbane dhe për atë se a kemi nevojë për to.
“Ato parqe e ato rrugë tani i shndërroni në kënde fetare dhe kur fëmijët dhe të rinjtë të cilët vijnë prej pjesës tjetër të qytetit të cilët nuk i takojnë asaj bashkësie fetare, supozojë se nuk ndjehen të mirëseardhur”, tha Nikolla Naumoski, Aktivist Civil.
Aktivisti civil, Zamir Mehmeti, thotë se shqiptarët është dashur të bashkohen dhe ta ndalojnë projektin Shkupi 2014, në vend se të numërojnë se sa përmendore kanë fituar.
“Më gëzon fakti që sot kemi ndërgjegje më të lartë dhe mbështetje të konceptit qytetar. Shpresoj dhe jam i sigurt, së paku unë personalisht do të luftoj që mos të lejojmë dikush në këtë mënyrë të na shtyjë kah federalizmi”, u shpreh Zamir Mehmeti, Aktivist Civil.
Debatuesit presin që edhe në të ardhmen përmendoret do të vendosen në këtë mënyrë në qytet dhe nëpër komuna. Ata e shprehën qëndrimin se në vend ka modele të mjaftueshme të kulturës që i bashkojnë të gjithë e nuk i ndajnë njerëzit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=d5lLgT62w3k
Përgatiti: Gabriela D.Mishevska
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa