LAJMI I FUNDIT:

Debat i ashpër në Kuvendin e Shqipërisë, Bardhi përplasjet me Felajn: Familje hajdutësh, gjobaxhije, ke pushtuar Prokurorinë e Tiranës

Debat i ashpër në Kuvendin e Shqipërisë, Bardhi përplasjet me Felajn: Familje hajdutësh, gjobaxhije, ke pushtuar Prokurorinë e Tiranës

Një debat i ashpër po shoqëron Kuvendin e Shqipërisë ku po diskutohet çështja e kërkesës së Prokurorisë për arrestimin ish-ministrit Arben Ahmetaj.  

Përplasje ka kaluar në fyerje midis kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi dhe deputetes socialistes Ermonela Felaj.

Bardhi e ka përmendur Felajn si një nga deputet e mazhorancës që është përfshirë nga afera korruptive të mbrojtura nga Kryeministri Edi Rama.


Kaq ka mjaftuar për të shkaktuar reagimin e ashpër të Feljat e cila e ka quajtur Bardhin “palaco”.

Ndërkohë Bardhi i është kundërpërgjigjur menjëherë duke e iu drejtuar Feljat me fjalët “hajdute”, “gjobaxhije” dhe “pushtuese e Prokurorisë së Tiranës”.

“Palaço mua më ka thënë krye mafiozi jot, dhe kur vjen nga një gjobaxhie që ke pushtuar prokurorinë e Tiranës, yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese, kjo je ti, je një hajdute, një gjobaxhie që ke guxim dhe flet, je pjesë e dosjes, ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. Ti! Ti dhe një pjesë prej… Mbylle moj gore gojën! Moj Hajdute!”, tha deputeti i PD-së.

“Ata duan t’i japin kohë Ahmetajt që të prishë provat. Rama duhet të vijë që të japë llogari së si po shkojnë negociauat. Duhet të vijë që të japë llogari për udhëtimet e Damian Gjiknurit. Se kisha vënë një sfidë me Gjiknurin, se më tha; o ti ose unë dhe vërteto udhëtimet me Mërtirin dhe Zoton. U vërtetuan udhëtimet. Ndaj s’ka ardhur këtu. Më mirë të lërë mandatin”, tha Bardhi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori