De Ligt zgjidhet lojtari më i mirë në botë nën 20 vjeç - lë pas emra të njohur si Donnarumma, Sancho, Zaniolo dhe Felix

Kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt është zgjedhur lojtari më i mirë në botë nën moshën 20-vjeçare.
Gazeta franceze L'Equipe ka përpiluar një listë prej 50 lojtarësh që kanë shkëlqyer në futbollin botëror dhe yllit holandez, De Ligt, 19 vjeç, është zgjedhur si i pari duke lënë mbrapa emra si Jadon Sancho dhe Joao Felix.
De Ligt, i cili ka qenë i lidhur me Barcelonën dhe Paris Saint-Germain , u përshkrua si "monstruoz" pas zgjedhjes si më i miri.
Qendërmbrojtësi i Holandës kishte një sezon të shkëlqyer pasi Ajaxi fitoi titullin në Eredivisie dhe Kupën e Holandës.
Ai gjithashtu u paraqit si titullar në skuadrën e Holandës të Ronald Koeman në finalen e Ligës së Kombeve, e cila përfundoi në një humbje 1-0 nga Portugalia.
Sancho mori vendin e dytë dhe mesfushori i Bayer Leverkusen, Kai Havertz përfundoi i treti në listë.
Në listë ishin edhe emra tjerë të njohur si Gianluigi Donnarumma, Nicolo Zaniolo Matteo Guendouzi dhe Vinicius Junior.





















































