De Ligt refuzon ofertën e Unitedit

249:"ROTTERDAM, NETHERLANDS - MAY 05: Matthijs de Ligt of Ajax celebrates after victory in the Dutch Toto KNVB Cup Final between Willem II Tilburg and Ajax at De Kuip on May 05, 2019 in Rotterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images) 12:"Getty Images
Matthijs de Ligt e ka refuzuar transferimin te Manchester United.
Mbrojtësi holandez që është cak i shumë skuadrave evropiane, ka refuzuar kalimin te skuadra angleze.
Sipas raportimit të Daily Star, De Ligt është duke tentuar të transferohet te skuadrat si Barcelona apo Juventus, gjersa i ka dhënë një dush të ftohët Djajve të Kuq.
Mediumi anglez raporton se në garë për holandezin është edhe skuadra tjetër nga Liga Premier, Manchester City.
Por, Barcelona është duke i prirë garës për transferimin e De Ligt, pas kompletimit të transferimit të Frenkie de Jong në fillim të këtij viti.
Ndryshe, 19-vjeçari deri më tani ka pasur 75 paraqitje për Ajaxin gjersa ka realizuar tetë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
07/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































