Mbrojtësi holandez i Juventusit, Matthijs De Ligt, që u ble për 85 milionë euro nga Ajax, thotë se nuk është penduar që ka zgjedhur Zonjën e Vjetër.

Pas fillimit të vështirë, vendosjes në qytet të ri, dëmtimit të shpatullës, qendërmbrojtësi 21-vjeçar ka filluar të shkëlqej.


Ai në një intervistë për ueb faqen 'The Athletic', ka folur për periudhën e tij te Juventusi.

GettyImages 1170810101 scaled

"Unë gjithmonë kam menduar se ky ishte vendi më i mirë për mua dhe nuk jam penduar kurrë që kam zgjedhur Juventusin".

"Për një mbrojtës është gjithmonë një sfidë e madhe për të treguar veten si i huaj në kampionatin italian, por unë i dua sfidat e mëdha", ka thënë fillimisht ai.

De Ligt foli edhe për shokët e tij në repartin e mbrojtjes si Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini.

192604195 11810787 c4cd 4134 8de4 b87d679bb779

"Unë jam me të vërtetë me fat të luaj me të njëjtët lojtarë që i shikoja në TV. Bonucci është me të vërtetë i mirë në fazën e ndërtimit të lojës dhe kështu që unë flas me të shumë dhe e pyes se çfarë bën. E njëjta gjë vlen edhe për Chiellini, i cili është shumë i mirë në markimin e lojtarëve, edhe unë përpiqem të mësoj nga ai".

Edhe me Holandën nuk mungojnë shembujt, ku flet me nota të larta për Virgil Van Dijk.

GettyImages 1148443436 scaled

"Unë gjithashtu luaj me Van Dijk në ekipin kombëtar. Në fund të fundit, megjithatë, është e rëndësishme të krijosh stilin personal të lojës dhe të mos filloni të imitoni dikë”, ka thënë De Ligt. /Telegrafi/