LAJMI I FUNDIT:

De Laurentiis pretendon se ai refuzoi një ofertë shumë të lartë për shitjen e  Napolit

De Laurentiis pretendon se ai refuzoi një ofertë shumë të lartë për shitjen e  Napolit

Aurelio De Laurentiis e quajti Napolin ‘lodrën e tij familjare’ dhe pretendoi se ai refuzoi një ofertë prej 2.5 miliardë eurosh për klubin italian.

Producenti 73-vjeçar i filmit bleu Napolin në vitin 2004 pas falimentimit të tyre dhe i çoi shpejt përsëri në Serie A. Me Luciano Spallettin në krye, Napoli tani është në rrugën e duhur për të fituar Scudetton e tyre të parë në më shumë se tre dekada.

Në javët e fundit, De Laurentiis është kritikuar ashpër nga një pjesë e bazës së tifozëve të Napolit për çmimet e larta të biletave dhe rritjen e sigurisë në Stadio Diego Armando Maradona, duke çuar në fërkime midis mbështetësve dhe pronarit.


De Laurentiis i gatshëm të shpërblejë me bonuse të mëdha skuadrën dhe stafin e Napolit
Lexo po ashtu De Laurentiis i gatshëm të shpërblejë me bonuse të mëdha skuadrën dhe stafin e Napolit

Duke folur për Il Mattino, De Laurentiis diskutoi pronësinë e tij të Napolit dhe zbuloi se ai kishte refuzuar një ofertë fitimprurëse për klubin vitin e kaluar.

“Nuk më intereson as sa vlen Napoli im, është lodra e familjes dhe nuk mendoj fare ta shes. Gjithashtu, sepse nuk do të dija çfarë të bëja më pas…. Çfarë të bëj, të blej një klub në Ligën Premier?”, ka thënë fillimisht De Laurentiis.

“Por, unë jam me origjinë napolitane, jam i lumtur me Napolin dhe nuk kam pse të ‘acarohem’ me këto oferta. Një fond arab më ofroi 2.5 miliardë euro vitin e kaluar, por unë thashë jo. Dhe gjithashtu u them jo fondeve që duan të rindërtojnë stadiumin tim”.

“Do ta rindërtoj vetë stadiumin nëse bashkia e qytetit ma shet për 1 euro, siç është logjike dhe nëse Gjykata e Auditorëve dhe Ministria e Industrisë dhe Tregtisë nuk vendos pengesa siç bëjnë gjithmonë në këtë vend që është në një telash”, përfundoi presidenti i Napolit.

Një figurë shpesh përçarëse, De Laurentiis nuk ka pasur kurrë frikë të flasë mendimin e tij për shtypin dhe së fundmi është sulmuar pasi u pyet për të ardhmen e anësorit të yllit Khvicha Kvaratskhelia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Hendboll
Mo Salah vendosi një rekord të zi në humbjen ndaj Newcastle në finale të Carabao Cup

Mo Salah vendosi një rekord të zi në humbjen ndaj Newcastle në finale të Carabao Cup

Premier League
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhëezinjëve befason me deklartën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhëezinjëve befason me deklartën për Thiago Mottan

Serie A
Newcastle United mposht në finale Liverpoolin, fiton trofe anglez pas 70 vitesh

Newcastle United mposht në finale Liverpoolin, fiton trofe anglez pas 70 vitesh

Premier League
Arsenali në bisedime të avancuara për transferimin e mesfushorit spanjoll

Arsenali në bisedime të avancuara për transferimin e mesfushorit spanjoll

Premier League
Qëndrim Zyba i shtohet listës së Kosovës për ndeshjet me Islandën

Qëndrim Zyba i shtohet listës së Kosovës për ndeshjet me Islandën

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori