De Jong: Prisja më shumë trofe te Barcelona, por jam shumë i lumtur

Frenkie de Jong pranon se kishte pritur të fitonte më shumë trofe te Barcelonë që nga transferimi i tij nga Ajaxi tre vjet më parë, por thotë se është i lumtur dhe dëshiron të luajë edhe për shumë vite në Camp Nou.
Ylli holandez ka vetëm një trofe të Copa del Rey që prej transferimit në verën e vitit 2019, një periudhë e turbullt që e ka parë klubin të luftojë me probleme financiare, të shesë një numër yjesh dhe ka ndryshuar menaxherin tre herë.
Pavarësisht këtij zhgënjimi, De Jong këmbëngul se është i lumtur në Camp Nou dhe mendon të mbetet edhe për shumë vite pjesë e Barcelonës.
De Jong u lidh me një largim nga Barcelona, për t’u transferuar te Juventus, Chelsea apo Bayern Munich, por holandezi nuk e mendon këtë.
“Jam shumë i lumtur që jam te Barcelona: që në moshë të re kam dashur të jem këtu, kështu që në këtë mënyrë ka qenë një ëndërr e realizuar”, ka thënë fillimisht De Jong për The Observer.
“Por, sigurisht, do të kisha dashur të fitoja më shumë trofe sesa bëmë në dy vitet e mia të para. Prisja më shumë në këtë kuptim, le ta themi kështu”.
“Përveç kësaj, jam shumë i lumtur këtu dhe shpresoj për shumë vite të tjera”, përfundoi ylli holandez. /Telegrafi/






















































