David de Gea dëshiron të sigurohet për politikën transferuare të Manchester Unitedit, para se ta nënshkruajë kontratën e re - raporton Daily Mail.

Portieri spanjoll vazhdon të kërkohet nga Real Madridi, mirëpo ai preferon të qëndrojë në Old Trafford edhe në vitet në vazhdim.


Por, që të ndodhë kjo, gardiani i Djajve të Kuq dëshiron t'i dijë planet e klubit për të ardhmen, i cili në sezonet e fundit nuk po iu afrohet sukseseve nga e kaluara.

daviddegea 3 David De Gea (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

De Gea bën pjesë në listën e lojtarëve që janë të shqetësuar lidhur me transferimet e klubit dhe dëshiron siguri që Unitedi do ta ndërtojë strukturën për të konkurruar për trofe.

28-vjeçari është pjesë e Djajve të Kuq nga viti 2011 kur u transferua nga Atletico Madridi. /Telegrafi/

telegrafi sport app