Futbollisti belg Kevin De Bruyne u dhuroi shokëve të tij të Manchester Cityt nga një iPhone të platinit të bërë me porosi për të përkujtuar tre trofetë historik të fituar sezonin e shkuar.

Përpara fillimit të sezonit të ri të Ligës Premier, superylli belg dhuroi 26 telefona të porositur posaçërisht, secili me vlerë 5,800 euro. Krejt kjo i kushtoi mbi 150 mijë euro.


De Bruyne zbuloi artikujt luksoz të bërë nga dizajnerët kryesorë në botë të telefonave celularë të porositur në iDesing Gold, duke i befasuar dje bashkëlojtarët.

Lëvizja u frymëzua nga Lionel Messi që i dhuroi 35 iPhone ari 24 karatësh me vlerë 202,000 euro ekipit fitues të Kupës së Botës të Argjentinës dhe stafit trajner vitin e kaluar.

Pas iniciativës së kapitenit Kevin De Bruyne, skuadra e Pep Guardiolës është në bisedime për të rënë dakord për një partneritet për të krijuar iPhone të një lloji sipas porosisë.

"Kam disa vite që punoj me IDG. Dhe i admiroj shumë telefonat e tyre në edicion të kufizuar, janë si vepra arti", ka thënë 32-vjeçari.

Ju kujtojmë se sezoni 2022/23, ishte më i miri në historinë 129-vjeçare të Man Cityt, ku skuadra e drejtuar nga Guardiola u bë skuadra e dytë angleze që arriti të fitojë Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe FA Cup. /Telegrafi/