Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim përfaqësueset Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave, UN Women, Vlora Nushi dhe Linda Sanaja.
Përfaqësueset nga UN Women kanë njoftuar ministrin Tahiri për krijimin e Databazës Kombëtare të të Mbijetuarve të Dhunës në Familje dhe Dhunës kundër Grave, databazë kjo që pritet të kaloj në Ministrinë e Drejtësisë, konkretisht në përgjegjësinë e Koordinatorit Kombëtar Kundër Dhunës në Familje.
Nga ana e tij, ministri Tahiri ka mirëpritur krijimin e kësaj databaze, duke ka theksuar se pavarësisht që konventat ndërkombëtare zbatohen direkt në Kosovë dhe legjislacioni është në frymën evropiane, kërkohet angazhim më i madh në vetëdijesimin e viktimave për raportimin e rasteve të dhunës në familje.
“Një problem në vendin tonë, i cili është edhe problem global, është raportimi i ulët i rasteve të dhunës në familje. Andaj, kjo databazë do të ndihmoj në rritjen e numrit të raportimeve si produkt i vetëdijesimit rreth të drejtave, rritjes së besimit në institucione dhe masave tjera mbrojtëse”, ka theksuar ministri Tahiri.
Ministri Tahiri ka siguruar se do të mbetet i përkushtuar për të funksionalizuar këtë databazë, që mbështetet nga projekti i Bashkimit Evropian “T’i japim fund dhunës kundër grave në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi: Duke zbatuar normat dhe ndryshuar mendjet”.
“Si ministër i Drejtësisë, jam i përkushtuar që të krijoj një mjedis legjislativ të përshtatshëm në përputhje me standardet ndërkombëtare për eliminimin e dhunës kundër grave; të promovoj normat dhe qëndrimet e favorshme shoqërore për barazinë gjinore dhe për të parandaluar diskriminimin dhe dhunën kundër grave.
Besoj fuqishëm se së bashku do t’i fuqizojmë gratë, përfshirë këtu edhe ato që u përkasin grupeve të cenuara, të cilët kanë përjetuar diskriminim ose dhunë”, ka thënë ministri Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa