Nga data 5 nëntor kur ish presidenti Thaçi dha dorëheqje, partitë politike kanë filluar diskutimet për të plotësuar pozitën boshe të lënë nga ai. Nga organizatat joqeveritare kanë mendime të ndryshme për datën e fundit se kur duhet të zgjidhet i pari i vendit. Datat që po përmenden janë 4 janar dhe 5 prill.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se Kuvendi ka afat deri me 4 janar ta zgjedh presidentin e ri, ndryshe vendi do të shkojë në zgjedhje.
“Presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje me 5 nëntor dhe po të njëjtën ditë kanë kaluar kompetencat te Kryetarja e Kuvendit. Duke u bazuar në afatin 60 ditor që nga dhënia e dorëheqjes, pra që nga dita kur Kuvendi është dashur të fillojë me procedurat për zgjedhjen e presidentit, i bie që ky Kuvend të zgjedh presidentin e ri më së largu deri më 4 janar, e cila i bie si datë e fundit që Kushtetuta ka përcaktuar afatin 60 ditorë për zgjedhjen e presidentit të ri”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Eugen Cakolli.
Por një interpretim tjetër ka Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili thotë se afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është me 5 prill, përcjell Telegrafi.
“Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit/es përcaktohen me nenin 86 të Kushtetutës ku thuhet se presidenti duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para skadimit të mandatit të presidentit aktual. Duke qenë se në Kosovë kemi rrethana të reja pasi Presidenti ka dhënë dorëheqje dhe tashmë kemi një ushtruese të detyrës së presidentit mandati i së cilës po ashtu parashihet me Kushtetutë, pra ajo nuk mund të ushtrojë mandatë më të gjatë se gjashtë muaj. Atëherë nga kjo rrethanë del se presidenti duhet të zgjidhet jo më larg se 5 prilli i vitit të ardhshëm.
Ish presidenti Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje me 5 nëntor pasi Gjykata Speciale i kishte ngritur një aktakuzë për krime lufte./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zhduket një vajzë në Prizren, rasti nën hetim

Popovski: Maqedonia duhet të heshtë dhe të jetë e kujdesshme në pozicionimin e saj në arenën ndërkombëtare

Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj, të dyshuarit nën kërcënimin e armës vjedhin një mijë euro – rasti po hetohet

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës