Departamenti amerikan i Shtetit, publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku thuhet se në gjatë vitit 2020, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre shënuan përparime të mëdha e të rëndësishme kundër organizatave terroriste, por, kërcënimi nga terrorizmi është bërë më i shpërndarë gjeografikisht në rajone anembanë botës.
Në kapitullin për Kosovën thuhet se vendi vazhdoi të luftojë kërcënimin e terrorizmit përmes bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Kosova është anëtare e Koalicionit Global për luftë kundër ISIS-it.
Qeveria e Kosovës është duke hartuar një strategji të re të kombinuar dhe plan veprimi kundër terrorizmin ekstremizmit të dhunshëm deri në vitin 2025. Raporti përmend edhe shkarkimin e më pas emërimin e bashkërenduesit të zyrës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Kosova, thuhet në raport, vazhdon të trajtojë zhvillimet që pasuan riatdhesimin në vitin 2019 të katër luftëtarëve dhe 106 grave e fëmijëve nga Siria, një nga riatdhesimet më të mëdha civile deri më tani nga zona e konfliktit. Të gjithë të rriturit janë ndjekur penalisht dhe dy nga luftëtarët janë në burg. Gratë dhe fëmijët vazhdojnë të marrin ndihmë për riintegrim nëpërmjet programeve të financuara nga fondet amerikane e evropiane dhe Divizionit të Parandalimit dhe Riintegrimit të Ministrisë së Brendshme. Ky program dhe ministria e Arsimit ndihmuan 37 nga 74 fëmijët e kthyer të regjistrohen në shkollë dhe me mbështetjen ndërkombëtarë, po ndihmon gratë e kthyera në riintegrim dhe punësim.
Nuk ka pasur asnjë incident terrorist të raportuar në Kosovë në vitin 2020, thuhet në raport.
Kuadri ligjor i Kosovës vlerësohet si ndër më të prirët në Ballkan për ndjekjen penale të individëve të dyshuar për kryerje ose mbështetje të veprimtarive terroriste, por, thuhet në raport, dënimet e shkurtra, lirimet e parakohshëm nga burgu dhe mungesa e mbikëqyrjes së organizuar pas lirimit, ngrenë pikëpyetje për sigurinë afatgjatë.
Raporti vëren se angazhimet e Uashingtonit të 4 shtatorit të vitit 2020 të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë, kodifikuan përkushtimin e Prishtinës për të rritur sigurinë kufitare dhe kontrollin për të ndaluar udhëtimin e terroristëve. Kosova e ka cilësuar Hezbollahun si organizatë terroriste, thuhet më tej.
Raporti vë re se Kosova nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit EUROPOL, e njohur deri vonë si Policia Evropiane, ndërsa mbetet jashtë INTERPOL-it, pjesërisht për shkak të kundërshtimit të Serbisë dhe marrëdhënieve që ende nuk janë normalizuar ndërmjet të dy vendeve. Aty theksohet edhe bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë amerikane për luftën kundër terrorizmit.
Raporti përmend se më 11 dhjetor, Gjykata Themelore e Prishtinës liroi një grup të pandehurish nga akuzat e lidhura me terrorizmin. Kjo ishte hera e dytë që të pandehurit u shpallen të pafajshëm nga akuza për terrorizëm, megjithëse u dënuan për posedim dhe tregti armesh. Rasti që ishte ngritur në vitin 2015 nga prokurorët ndërkombëtarë dhe më pas i kaloi sistemit gjyqësor vendas, duke qëndruar në gjykatat e Kosovës për pesë vjet.
Më 30 tetor, Agon Misini u lirua nga burgu pasi kreu 18 muaj nga dënimi i tij katërvjeçar për pjesëmarrje në grup terrorist. Agon Misini ishte luftëtari i parë i riatdhesuar. Gjykata e Apelit i njohu atij kohën e kaluar në paraburgim në Siri pas arrestimit në vitin 2017 nga Forcat Demokratike Siriane.
Më 20 tetor, policia e Kosovës arrestoi një person që kërcënoi ambasadorin e Kosovës në Francë, i cioi shpërndau një artikull të gazetës Le Figaro, që përshkruante një kronologji të sulmeve ndaj revistës satirike Charlie Hebdo.
Më 30 shtator, prokurorët akuzuan Igballe Hudutin, për nxitje për të kryer akte terroriste. Huduti u arrestua më 7 janar për postimet e saj në rrjetet sociale ku kritikonte Uashingtonin për vrasjen e komandantit iranian, Qasim Soleimani dhe bëri thirrje për hakmarrje.
Më 24 shtator, Gjykata e Lartë e Kosovës vërtetoi dënimin me pesë vjet e gjysmë heqje lirie për Visar Qukovcin për pjesëmarrje në grup terrorist, , ndërsa urdhëroi një rigjykim për akuzat për abuzim të fëmijëve. Qukovci, një nga luftëtarët e riatdhesuar nga Siria në vitin 2019, kishte filmuar video propagandistike në të cilat i vendoste një jelek vetëvrasës djalit të tij 3-vjeçar.
Më 10 janar, Arian Kryeziu u dënua me 46 muaj burgim për pjesëmarrje në grup terrorist.
Nga 32 gra të riatdhesuara nga Siria në vitin 2019, 29 u deklaruan fajtore për pjesëmarrje në ISIS dhe morën dënime të shkurtra me kusht. Gratë do t’i shmangen kohës së burgut nëse nuk kryejnë krime të mëtejshme, kontrollohen rregullisht nga policia e Kosovës dhe ndjekin psikoterapi.
Raporti më tej thekson mes tjerash se Kosova ka hartuar një kuadër ligjor për sanksionet financiare kundër organizatave terroriste, që pas miratimit nga parlamenti, do të përmirësojë kufizimin e financimit të terrorizmit.
Shërbimi Korrektues i Kosovës, thuhet në raport, vazhdoi të zbatojë një program, të mbështetur nga ekspertët amerikanë, për punë me të dënuarit për terrorizëm që ndodhen në burg. Programi përfshinë mbledhjen, analizimin dhe ndarjen e informacionit brenda vendimmarrësve të shërbimit korrektues dhe organeve të tjera përkatëse të zbatimit të ligjit, dhe menaxhimin e rehabilitimit dhe riintegrimit eventual të të dënuarve. Autoritetet vazhduan programet e riintegrimit të individëve që vuajtën dënimin në burg për akuzat e terrorizmit, të kthyerit dhe anëtarët e familjeve të tyre, ndonëse me mungesë personeli dhe financim të pamjaftueshëm, thuhet në raportin e DASH-it./VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshohet se bartnin dru nga Serbia për në Kosovë, ndalohen dy persona

MPB-Maqedoni: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme, menjëherë të denoncojnë në polici

Votimi nga jashtë, Berisha: Të zgjatet regjistrimi, minimumi deri më 9 mars

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës