Nëse prisni vetëm gjysmë ore për të shkuar në shtrat pas darkës, do të zvogëloni në mënyrë të konsiderueshme probabilitetin e infarktit.
Me siguri prindërit ju kanë thënë që nuk është mirë të shkoni me stomak të mbushur në shtrat, dhe kanë pasur të drejtë, thotë hulumtimi i ri i nutricionistëve grekë nga Universiteti i Jonit. Por, nëse prisni vetëm gjysmë ore për të shkuar në gjumë, për dy të tretat do të reduktoni shansin për të pasur infarkt. Çdo dhjetë minuta rreziku bie për dhjetë për qind.
Studimi të cilin e ka udhëhequr Christina-Maria Kastorini, eksperte për ushqyerjen mesdhetare, tha që hulumtimi nuk ka pasur si synim të dëshmojë shkaqet dhe efektet por vetëm lidhjen në mes darkës së vonshme dhe sulmit të mundshëm të zemrës.
Rreth 1000 të anketuar (500 prej tyre kanë qenë të shëndetshëm, 250 që kanë përjetuar infarktin dhe 250 me sindromën akute koronare) kanë plotësuar pyetësorët për shprehitë në lidhje me gjumin dhe shujtat.
Në krahasim me njerëzit të cilët kanë darkuar më pak se një orë para gjumit, ata të cilët kanë pritur 60 deri 70 minuta kanë pasur 66 për qind më pak shanse për të pasur sulm në zemër.
Personat të cilët kanë pritur prej 70 minuta deri në dy orë, këtë shans e kanë zvogëluar për 76 për qind, për arsye deri tani të panjohura.
Megjithatë, dr. Kastorini konsideron që përgjigjet mund të gjenden në një studim të mëhershëm me të cilin është zbuluar që darka e vonshme mund të jetë e lidhur me rrezikun e lartë nga refluksi. Refluksi është i lidhur me apnean, ndërsa apnea me rrezikun nga sulmi në zemër.
David Holmes, profesor i mjekësisë në klinikën Mayo ka teori tjetër: “Kur hamë, niveli i sheqerit në gjak ndryshon, sikurse edhe niveli i kolesterolit dhe qarkullimi i gjakut. Të gjithë këto ndryshime mund të ndikojnë në rrezikun e shtuar nga sulmi në zemër në gjumë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë