LAJMI I FUNDIT:

Danny Glover dhe Mel Gibson në bisedime për “Lethal Weapon 5”

Danny Glover dhe Mel Gibson në bisedime për “Lethal Weapon 5”

Aktori dhe regjisori amerikan, Danny Glover dhe kolegu i tij, Mel Gibson, janë në bisedime me regjisorin Richard Donner rreth vazhdimit të pestë të filmit “Lethal Weapon”.

Edhe pse shumë kohë më parë, Glover kishte thënë se është shumë i moshuar për të luajtur në atë film, ai tash si 71 vjeçar po mendon për vazhdimin e ri.

Danny Glover, tash 71 vjeçar, i gatshëm për vazhdimin e pestë (Getty Images)

Deadline raporton se projekti i kompanisë Warner Bros Pictures mund t’i ribashkojë Gloverin dhe Gibbsonin, nën drejtimin e regjisorit Donner.


Ky do të ishte bashkëpunimi i parë i dy yjeve të Hollywoodit që nga viti 1998, kur është xhiruar “Lethal Weapon 4”.

Deri më tash janë xhiruar katër filma “Lethal Weapon”

Nëse arrihet marrëveshja, atëherë kjo do të ndodhë në 30 vjetorin e xhirimit të filmit të parë.

Në filmat e mëparshëm, polici Martin Riggs (Mel Gibson) dhe partneri i tij, Roger Murtaugh (Danny Glover), i kanë rrezikuar jetët e tyre në luftën kundër kriminelëve.

Në vitin 1998 është xhiruar filmi i fundit “Lethal Weapon” (Getty Images)

Në fillim të këtij viti kishte pasur një takim të ekipit të realizimit të vazhdimit të pestë, ndërsa Gibson la thënë se është duke menduar për këtë projekt.

Uljet dhe ngritjet në karrierën e yjeve, kush ia doli të rikthejë qendrën e vëmendjes edhe pas rënies së famës? (Foto)
Lexo po ashtu Uljet dhe ngritjet në karrierën e yjeve, kush ia doli të rikthejë qendrën e vëmendjes edhe pas rënies së famës? (Foto)
Aktorët Clayne Crawford dhe Damon Wayons i kanë portretizuar dy protagonistët në serialin e FOX, “Lethal Weapon” (Getty Images)

Riggs dhe Murtaugh kanë qenë pjesë e serialit “Lethal Weapon”, nën portretizimin e Clayne Crawford dhe Damon Wayans. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Puthje pasionante në dhomën e gjumit: Gjesti dhe Egli krijojnë momente të nxehta

Puthje pasionante në dhomën e gjumit: Gjesti dhe Egli krijojnë momente të nxehta

Magazina
Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

Magazina
Mbrëmje spektakolare në finalen e Big Brother VIP Albania, pritet performancë nga Redoni, Gjesti e shumë artistë

Mbrëmje spektakolare në finalen e Big Brother VIP Albania, pritet performancë nga Redoni, Gjesti e shumë artistë

Magazina

"Më puth nga maja e gishtit e deri në majë të kokës”, Gjesti ia kthen Eglit: Po, nëse do të ishe nëna ime

Magazina
Pasi u largua nga Instagrami, Jozi rikthehet me të njëjtën llogari – profili është tashmë privat

Pasi u largua nga Instagrami, Jozi rikthehet me të njëjtën llogari – profili është tashmë privat

Magazina

"Jam e mërzitur që po mbaron", Rozana përlotet teksa po thante flokët – Egli i qëndron pranë

Magazina
Kalo në kategori