Dani: Karriera ime nuk bazohet në skandale

Një prej zërave të shquar të skenës muzikore shqiptare, Ramadan Krasniqi - Dani, gjithnjë është trenguar i sinqertë me publikun.
Legjenda e muzikës së vjetër qytetare shqiptare shfaqet herë pas here në intervista.
Ai në një paraqitje televizive në emisionin "Prive" u shpreh se skandalet nuk kanë ndikuar fare karrierën e tij.
"Karriera ime nuk është e bazuar në skandale dhe jam i lumtur për këtë", u shpreh mes tjerash këngëtari.
Ai në këtë intervistë pranoi se himni i karrierës së tij është "Magdalena".
Ndërsa si një aspekt të rëndësishëm të lumturisë e vlerëson raportin e shëndoshë që ka me fëmijët.
Dani vazhdon të sjellë projekte që pëlqehen shumë nga publiku shqiptar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/02/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































