Dani Alves: Fusha ishte e keqe
10/04/2014
Barca pësoi disfatë me rezultat 1-0 me golin e Kokes dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve, por Alves refuzon të pranojë se ishte humbje e drejtë.
"Nuk ishte çështje dëshire, ata luajnë me armët e tyre dhe e lënë fushën shumë, shumë të thatë".
"Ata e dinë se kjo dëmton lojën tonë sepse ngadalëson lojën tonë. Dhe për planin e tyre, kjo ishte e përkryer sepse ata me topa të gjatë sulmuan, luftuan dhe kundërsulmuan", ka thënë Alves. /Telegrafi/


