LAJMI I FUNDIT:

Dama me stil: Hidhni një sy gardërobës së Cindy Crawford-it! (Video)

Dama me stil: Hidhni një sy gardërobës së Cindy Crawford-it! (Video)

Cindy Crawford që kur është shfaqur në skenën e modës zë pozitë të lartë, andaj shumë kolege të saj të reja vërtet ia kanë lakmi.

Cindy pothuajse çdo muaj është e angazhuar në projekte të shumta, ndërkaq vetëm një në vazhdën e angazhimeve ishte edhe revyja e mbajtur kohë më parë në nderim të Gianni Versace-s, ku ka shkëlqyer në pistë përkrah modeleve botërore.


Menjëherë pas kësaj ka inkurajuar vajzën e vet Kaia Garber (16) e cila ka bartur modelet për Shtëpinë më të famshme të modës në Paris, transmeton Telegrafi.

Që tani Cindy ka bërë një video të re për revistën Vogue, ku tërë botës ia ka treguar një pjesëz të shtëpisë së vet, si edhe atë për çka femrat tërë jetën ëndërrojnë – gardërobën e madhe, përplot rroba të shkëlqyeshme dhe këpucë të kreatorëve botërorë.

Supermodelja e famshme ka lejuar kamerën e revistës Vogue në shtëpinë e saj luksoze, dhe pastaj Cindy ka treguar edhe se cilat pjesë të veshjeve të shtrenjta nga revytë e shumta dhe fushatat reklamuese i ruan.

Shikojeni videon:

 /Telegrafi/