Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku nuk ishte edhe aq i kënaqur me fitoren ndaj Europas me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë eliminatore të Ligë së Konferencës.

Dallku ka thënë se skuadra e tij kishte raste për fitore më të thellë, ndërsa kishte kritika te goli i pranuar.


“Nuk jam i kënaqur. Kishim raste për fitore më të thellë. Kemi tërhequr vërejtjen në goditje standarde dhe pikërisht prej tyre pranuam golin. Kjo nuk më jep shije të mirë të fitores”.

dukagjini europa1 1

“Ne jemi më lartë se kundërshtari, jemi më teknikë se kundërshtari. Por nuk jam plotësisht i kënaqur. Ne patëm raste, s’i konkretizuam dhe i dhamë rast kundërshtarit”.

“Është fitore historike, padiskutim. I uroj gjithë adhuruesit e Dukagjinit. Është fitore e madhe, por kishim mundësi për fitore më dinjitoze”, ka thënë Armend Dallku. /Telegrafi/

telegrafi sport app