Artistja e famshme shqiptare, Dafina Zeqiri arrin që të befasoi fansat dhe publikun çdo herë.
Projekte e këngëtares janë të veçanta dhe priten mirë duke u shndërruar në hite, ndërsa ajo nuk ndalet duke punuar për gjëra të reja vazhdimisht.
Tashmë kur ka paralajmëruar këngën e re me artistin ndërkombëtar Dystinct, ajo ka sjellur së fundmi edhe një fotosesion unik.
34-vjeçarja ka pozuar për disa imazhe të reja ku shihet e veshur me fustan të bardhë nusërie.
Teksa dukej e mahnitshme në veshjen në të bardha, Dafina ka marr vëmendje edhe me mbishkrimin e vendosur sipër fotove.
“Gjërat më të mira ndodhin papritur”, ka shkruar këngëtarja duke mos zbuluar më shumë detaje.
Nuk dihet nëse me një dukje të tillë do ta shohim në ndonjë prej videoklipeve të saj, apo Dafina po mendon për martesë në një të ardhme të afërt.
Kujtojmë që muajve të fundit kanë qarkulluar thashetheme që ajo i ka dhënë fund lidhjes me DJ Geek, por që dyshja janë treguar të rezervuar në lidhje me këto raportime. /Telegrafi/