Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku në të shumtën e rasteve duket provokuese dhe ngacmon imagjinatën e ndjekësve.


E një gjë të tillë, interpretuesja e hitit "Amazing Girl" e ka bërë edhe së fundmi në fotografitë e publikuara në rrjetin social Instagram.

353390400 971040067374564 1453405635415286208 n

Dafina ka pozuar e veshur me xhinse dhe një bluzë të shkurtër, duke vënë në pah barkun e saj të tonifikuar, gjersa në njërën prej pozave, Dafina ngacmon imagjinatën e ndjekësve duke pozuar me dorën e futur në zonën intime.

353355865 827407724947229 8943867208293540823 n

Ndërkohë në mbishkrimin e fotografive, ajo iu referuar motit të paqëndrueshëm që po mbizotëron këto ditë në vend.

"Shi shi lag o shi, lage token me buri. Rrite grurin bane tek, pastaj dielli le ta pjekë", ka shkruar Dafina në mbishkrimin e këtye fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar.

352841651 944701949917079 6079797902103784981 n

Zeqiri pritet të jetë shumë aktive këtë verë me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore, gjersa është paralajmëruar edhe një bashkëpunim i saj me reperin Getoar Selimi. /Telegrafi/