Big Brother VIP Albania që nga fillimi është rikthyer në një nga formatet televizive më të pëlqyera.

Ngjarje, debate, emocione të mëdha - të gjitha nga këto janë të përfshira në një ‘reality show’ të tillë.


Mes shumë gjërash, banorët tashmë kanë rrëmbyer zemrat e publikut duke u bërë pjesë e tyre në çdo çast.

Screenshot 2 1 Foto: Screenshot/Instagram

Së fundmi ka qenë këngëtarja Dafina Zeqiri e cila duket se është apasionuar pas dy konkurrentëve brenda.

Në një fotografi që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory, ajo thotë se është me ekipin e Efit dhe Luizit.

640 0 lui 1675009965 Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli (Foto: Instagram)

“Ekipi Efi+Luiz”, ka shkruar ajo.

Luizi ndërkaq është një nga të preferuarit, duke qenë se për të tashmë kanë krijuar edhe këngë e gjithashtu e kanë bërë edhe tatuazh. /Telegrafi/