Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej kohësh, këngëtarja Dafina Zeqiri dhe reperi Elinel kanë sjell për publikun bashkëpunimin e tyre më të ri.

"Faj" titullohet kënga e tyre e re, e cila është një baladë e lehtë e zhanrit R&B.


Muzika është punuar nga producenti Cricket, ndërkohë për vargjet e tekstit është kujdesur vet reperi Elinel.

277473690 388515122809382 7263323930064659393 n

Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft të veçantë, në të cilin dy artistët vijnë me një performancë interesante.

Ana vizuale i është besuar produksionit Smart Motion Films.

277400995 392545969372812 48841399940676628 n

Si Dafina, ashtu edhe Elinel vazhdojnë të jenë dy emra mjaft eminentë në skenën e muzikës hip-hop dhe R&B.

Ata janë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë, pasi Elinel është autor i një numri të madh tekstesh të këngëtares. /Telegrafi/