Cyrus nuk mund ta tejkalojë ndarjen nga Gaston

Ylli i serialit “Hannah Montana” është ndarë nga modeli amerikan ndërsa këtë e ka konfirmuar në faqen e saj në Twitter.com, ku ka shkruar: “Zemra ime është ndarë në dysh... dhe krejt kjo për shkakun tënd”.
Pas kësaj ndarjeje aktorja/këngëtarja e re, e cila më herët ka qenë në lidhje me anëtarin e grupit “Jonas Brothers”, Nick Jonas, e ka të vështirë që të ta tejkalojë këtë gjendje.
“Lotët janë fjalët të cilat nuk mund t’i shprehë zemra... Pse dhemb aq shumë lamtumira?”, janë disa nga fjalët të cilat i ka shkruar Cyrus.
Nga
Telegrafi
11/06/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































