Erling Haaland ka kthyer përgjigjen perfekte ndaj Marc Cucurella në takimin e tyre të parë në Ligën Premier këtë sezon.

Kampionët në fuqi morën fitore me rezultat 2-0 jashtë fushe kundër Chelseat, duke i dhënë një mësim të madh skuadrës së Enzo Marescas.


Erling Haaland dhe Mateo Kovacic shënuan golat për fituesin e ndeshjes.

Goli i norvegjezit erdhi pasi krijoi tollovi mes mbrojtësve të Bluve dhe norvegjezi me lehtësi kaloi Cucurellan për të shënuar.

Haaland u pyet pas ndeshjes për veprimet e Cucurellas, ku ai u shfaq duke tallur e tallur sulmuesin gjatë festimeve të Spanjës në Euro 2024.

“Cucurella është një njeri qesharak. Sezonin e kaluar më kërkoi fanellën dhe këtë verë këndoi një këngë për mua”, deklaroi Haaland pas ndeshjes.

Mediat sociale kanë shpërthyer pas komenteve të Haaland, ndërsa janë tallur edhe me Cucurellan./Telegrafi/ 

telegrafi sport app