LAJMI I FUNDIT:

Cucurella i bën presion Brightonit që ta shes te Manchester City

Cucurella i bën presion Brightonit që ta shes te Manchester City

Marc Cucurella është dëshira kryesore e trajnerit Pep Guardiola për krahun e majtë të mbrojtjes.

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City po has në vështirësi të mëdha për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë spanjoll që luan te Brighton.

23-vjeçari në vitin e tij të parë me Brighton zhvilloi 38 ndeshje ku realizoi një gol e bëri dy asistime.


City tanimë ka bërë dy oferta të njëpasnjëshme për anësorin spanjoll me 30 dhe 35 milionë euro, por pa sukses.

Brighton ka pretendime të mëdha pasi synon që të fitojë 50 milionëeuro nga shitja e Cucurellas, shumë që po konsiderohet si tepër e lartë nga City.

Fabrizio Romano ka shkruar se nuk ka ende një marrëveshje mes dy klubeve për transferimin e lojtarit në Etihad Stadium.

Por vet Cucurella po i bën presion klubit anglez që të gjejnë një marrëveshje me Cityn pasi brenda kësaj jave dëshiron ta kompletoj transferimin e tij në Manchester.

Gjithsesi agjentët e spanjollit janë në Brighton dhe janë duke negociuar me klubin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori