Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka deklaruar se ata do të përpiqen t'i japin fund mungesës së titujve në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe të fitojnë të gjitha trofetë e tjerë vendas, ndërsa u bën thirrje tifozëve t'i mbështesin.

Barcelona e ka kryer fazën e ligës në Ligën e Kampionëve në mesin e tetë skuadrave më të mira, duke treguar një formë të lartë gjatë tetë ndeshjeve të para.


Megjithatë, edhe pse kanë humbur terren në La Liga duke lënë pozitën e parë për Real Madridin, Cubarsi beson në arritjet e mëdha të skuadrës së tij këtë sezon.

“Ne duam që ata të jenë me ne, sepse do të luftojmë deri në fund, siç kemi bërë gjithmonë, dhe do të përpiqemi të sjellim në shtëpi Ligën e Kampionëve dhe të gjitha titujt e mundshëm në mënyrë që të gjithë të jenë të lumtur dhe të mund të festojmë një sezon të shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Cubarsi.

"Sezoni i kaluar ishte spektakolar. Këtë vit, mund të mos e kemi nisur me këmbën e duhur, por tashmë kemi shtuar shpejtësinë dhe kemi fituar Superkupën”.

“Mund të jetë e vështirë ta kalojmë sezonin e kaluar, por ne jemi Barça dhe kjo është ajo që do të bëjmë: do të luftojmë deri në fund”, përfundoi mbrojtësi spanjoll. /Telegrafi/

telegrafi sport app