Crystal Palace 2-2 Arsenal: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

Arsenali ka barazuar në udhëtim me rezultat 2-2 ndaj Crystal Palace në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Ligës Premier.
Skuadra e Unai Emayt është ndalur me barazim pas shtatë fitoreve radhazi në kampionatin anglez.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Luca Milivojevic (45', 83') për vendasit, ndërsa për Arsenalin shënuan Granit Xhaka (52') dhe Pierre-Emerick Aubemayang (56').
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi i vendasve, Aaron Wan-Bissaka, i cili u notua me 7.6, ndërsa nota më e ulët shkoi për portierin Wayne Wennessey që u notua me 5.5
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajtën edhe dyshja me prejardhje shqiptare, Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët patën paraqitje të mirë duke u notuar me 6.9, respektivisht 6.7. /Telegrafi/ Crystal Palace:




















































