Chelsea ka marrë një fitore të vlefshme në udhëtim te Crystal Palace 0-1.

Golin e vetëm për skuadrën e Maurizio Sarrit në këtë takim e shënoi mesfushori francez N’Golo Kante.


Ishte pikërisht francezi që pati edhe notën më të lartë në këtë takim.

GettyImages 1075860096 N'golo Kante duke festuar golin e shënuar ndaj Crystal Palace. (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Por me lojë të mirë u paraqitën edhe dy mesfushorët tjerë Ross Barkley dhe Jorginho, ndërsa në nivel ishin edhe mbrojtësit Rudiger e David Luiz.

Fitorja e mbanë Chelsean në pozitën e katërt në tabelë me 11 pikë më pak se lideri Liverpool.

Në ndeshjen e ardhshme, Chelsea do të jetë nikoqir i Southamptonit në Stamford Bridges. /Telegrafi/

Screenshot 3 25

Screenshot 4 10

telegrafi sport app