Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Emin Baliqi, një ish-futbollist i njohur dhe tashmë trajner.Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Baliqi rikthen në kujtesë kohën kur ai kishte marrë nofkën “Cruyffi i Mitrovicës” pas një ndeshje me Prishtinën.


Në atë sfidë ai kishte qenë lojtari më i mirë në fushë, teksa zbulon se kush ia kishte vendosur atë nofkë.

“Po ka qenë një ndeshje unë atë kohë e kisha Ajet Shoshollin trajner te Trepça ’89 edhe e kishim një ndeshje me Prishtinën ishin Kollari dhe të gjithë lojtarët dhe unë në atë ndeshje shkëlqeva sa që Besim Kajtazi ma la emrin ‘Cruyffi i Mitrovicës’”.

“Isha lojtari i ndeshjes fituam 1-0. Është një foto bile hala e ruaj me nostalgji atë foto unë jam me fanellë është Sheremet Isufi dhe aty shkruan ‘Cruyffi i Mitrovicës’ djathtas”.

“Edhe në atë kohë kanë qenë gazetat shumë bile nëna e ka gjetë e ka pre dhe nuk e kam ditur deri vonë ndoshta mandej edhe unë kam filluar por nuk ka pasur Facebook, foto apo lajme ka qenë më natyrale jeta”, ka thënë Baliqi.

Episodin e plotë me Emin Baliqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app