LAJMI I FUNDIT:

“Cristiano Ronaldo do t’i bashkohej Liverpoolit nëse do të mundej, ai nuk ka besnikëri ndaj Manchester United”, kështu mendon ish-sulmuesi i Anglisë

“Cristiano Ronaldo do t’i bashkohej Liverpoolit nëse do të mundej, ai nuk ka besnikëri ndaj Manchester United”, kështu mendon ish-sulmuesi i Anglisë

Cristiano Ronaldo është sërish në qendër të vëmendjes teksa e ardhmja e tij në Manchester United vazhdon të jetë në ballinat e mediave botërore.

Sipas ish-sulmuesit të Anglisë dhe Aston Villas, Gabby Agbonlahor, portugezi nuk ka besnikëri ndaj United apo ndonjë prej ish-klubeve të tij dhe do t’i bashkohej Liverpoolit nëse do të mundej.

Ai tha për talkSPORT: “ Cristiano Ronaldo do t’i bashkohej Liverpoolit këtë verë, nëse do të mundej. Ata janë rivalë të mëdhenj të Man United, por bëhet fjalë për Ronaldon”.


Jorge Mendes në bisedime me Sporting Lisbonen për rikthimin e Ronaldos
Lexo po ashtu Jorge Mendes në bisedime me Sporting Lisbonen për rikthimin e Ronaldos

“Ai do të shkojë kudo që mund të luajë ende futboll në Ligën e Kampionëve, të shtojë rekordin e tij dhe të fitojë tituj”.

“Unë nuk mendoj se Ronaldo ka ndonjë besnikëri ndaj United, Real Madrid apo Juventus”.

37-vjeçari humbi turneun para sezonit të United në Tajlandë dhe Australi për arsye familjare, por këtë javë u kthye në Angli dhe u fotografua duke udhëtuar në terrenin stërvitor të klubit Carrington për të nisur fillimin e tij para sezonit.

Frika nga humbja e rekordit të Ligës së Kampionëve nga Lionel Messin, faktori kryesor se përse Cristiano Ronaldo e kërkon largimin nga Unitedi
Lexo po ashtu Frika nga humbja e rekordit të Ligës së Kampionëve nga Lionel Messin, faktori kryesor se përse Cristiano Ronaldo e kërkon largimin nga Unitedi

Ai mbërriti në stërvitje së bashku me agjentin e tij Jorge Mendes, me dyshen duke zhvilluar bisedime me trajnerin Erik ten Hag.

Pas bisedës, Ronaldo përsëriti se e sheh të ardhmen e tij larg Old Trafford dhe kërkoi që kontrata e tij me United të prishej për t’i lejuar atij të largohej si lojtar i lirë.

Kërkesa e Ronaldos për transferim erdhi pasi United kishte një sezon të mjerueshëm 21/22 që i pa ata të përfunduan në vendin e gjashtë në Ligën Premier.

Dalin prapaskenat nga Carrington: Si u prit Ronaldo dhe çfarë u tha shokëve të skuadrës pas kthimit të tij te United
Lexo po ashtu Dalin prapaskenat nga Carrington: Si u prit Ronaldo dhe çfarë u tha shokëve të skuadrës pas kthimit të tij te United

Si rezultat i pozicionit të tyre në ligë, ata do të luajnë në Ligën e Evropës në vend të Ligës së Kampionëve, gjë që ka acaruar Ronaldon.

Reprezentuesi portugez dëshiron të jetë sfidues për trofetë kryesorë dhe të thyejë më shumë rekorde, diçka që ai mendon se nuk mund ta arrijë nëse do të qëndrojë me United.

Pavarësisht lutjes së Ronaldos, qëndrimi i United mbetet i pandryshuar. Klubi është i bindur se pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk është në shitje. Ten Hag tha gjatë një interviste se Ronaldo është në planet e tij për sezonin e ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Kalo në kategori