Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka pasur ribashkimin të ngrohtë me yllin kroat, Luka Modric, u takuan para ndeshjes mes Portugalisë dhe Kroacisë.

Dy ikonat e Real Madridit patën një përqafim të këndshëm përpara se të flisnin me njëri-tjetrin për disa kohë.


Ronaldo dhe Modric bën histori së bashku me Real Madridin, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm së bashku.

Luka po ashtu u argëtua në stol me Mateo Kovacic, me të cilin është shok skuadre te Kroacia, ndërsa luajtën bashkë edhe te Real Madridi.

Kroacia ka mposhtur Portugalinë 2-1 në miqësore, ku njërin nga golat e ka shënuar pikërisht Luka Modric. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app