Cristiano Ronaldo thuhet të jetë pronari i ri i një Bugatti La Voiture Noire – raportohet se është vetura më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë.

Portugezi raportohet se ka shpenzuar 11milionë euro në Bugatin unik që u prezantua për herë të parë në botë në panairin e veturave të Gjenevës.


Kompania luksoze franceze ndërtoi vetëm një prototip të kësaj super veture dhe është një interpretim modern i tipit mitik dhe legjendar të Bugatti Type 57 SC Atlantic, katër prej të cilave janë ndërtuar mes viteve 1936 dhe 1938.

roni 1

Makina është mundësuar nga një motor me turbinë W16 me 8.0 litra dhe mund të arrijë në 480 km/h.

Bugatti ka konfirmuar se modeli një-off tani ka një pronar, por nuk kanë pranuar t'i identifikojnë atë zyrtarisht.

Ndryshe, Ronaldo ka një flotë me vetura luksoze që thuhet se përfshijnë një Mercedes C Class Sport Coupe, një Rolls-Royce Phantom, një Ujn Ferrari 599 GTO, një Lamborghini Aventador LP700-4, një Aston Martin DB9, një McLaren MP4 12C dhe një Bentley Continental GTC Speed. /Telegrafi/

roni 3

roni 2