Donat Prelvukaj, i njohur për publikun si Cricket, është një prej producentëve më të pëlqyer shqiptar.

Prodhuesi i shumë hiteve në tregun tonë muzikor, së fundmi ka sjell remiksin e këngës "Ende e dua", të artistes së mirënjohur, Shyhrete Behluli.


"Kthema kohën" mban titullin ripërpunimi i kësaj kënge, të cilën Cricket e sjell në bashkëpunim me Numen, të shoqëruar edhe me një video.

Donati që disa vite merret me krijimin e videove të ndryshme muzikore, ndërsa studio "Cricket Music" është studioja ku përveç shërbimeve teknike si incizimet, miksimet dhe masterizimet e këngëve, ofron edhe shërbime për pjesën kreative në krijimin e këngëve.

Ndër artistët që punojnë me të janë: Tayna, Ylli Limani, Samanta Karavella, Elinel, Lyrical Son, Capital T, Majk. /Telegrafi/