Real Madridi ka kaluar në avantazh kundër Deportivo La Corunas në ndeshjen e fundit sezonale në La Liga.

Protagonist i golit ishte njeriu kryesor i Los Blancos, Cristiano Ronaldo, i cili realizoi që në minutën e shtatë.


Portugezi u tregua i vëmendshëm në zonë pas një asistimi të Karim Benzemas për ta realizuar golin e epërsisë.

Nëse ndeshjet përfundojnë me rezultatin aktual, atëherë kampion shpallet Real Madridi. /Telegrafi/

telegrafi sport app