Vazhdojnë spekulimet për një ndarjes mes Cozman dhe Tunës.
Reperi dhe këngëtarja ka kohë që nuk janë dalë publikisht dhe kjo ka nxitur raportimet e mediave për një ndarje të tyre.

Duket se kësaj radhe ndarja e tyre po kalon në heshtje dhe pa ndonjë konfirmim të tyre në aspektin mediatik, teksa spekulimet nuk po ndalen, shkruan Telegrafi.


Spekulimet i shton fakti se Cozman vazhdimisht po qëndron me shoqërinë e tij dhe jo me Tunën.

Madje ai më nuk po qëndron në apartamentin e tyre të përbashkët, teksa me shoqërinë po qëndron në apartamentin e tij të dikurshëm.

Gjendjen jo stabile dhe hendekun në lidhje e thelloi fakti se Tuna mori pjesë e vetmuar në sfilatën e Valdrin Sahitit, pa të dashurin e saj Cozman, edhe pse aty ishin të gjithë miqt e tij.

Mbetet të shihet epilogu i kësaj historie dashurie shumë herë të përfolur e të kontestuar nga mediat shqiptare. /Telegrafi/