Një grup shkencëtaresh italian dërguan një raport me pasqyrën rasteve të infektuara me Coronavirus dhe rekomandimet për vendet tjera evropiane që të mësojnë nga rasti i Italisë. Ky raport u botua para 2 ditësh në revistën prestigjioze shkencore The Lancet
Përgatiti dhe komentoi:
Prof. Dr.dr.med. Naim Shabani
Gjinekolog-obstetër dhe Patolog
Drejtor i Klinikës Gjinekologjike Gjermane – DFK, Prishtinë
Sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes coronavirus, po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën dhe OBSH deklaroi sëmundjen coronavirus 2019 (COVID-19) pandemi, më 11 mars 2020.
Përhapja ka goditur tërë Evropën. Që nga 20 marsi 2020, Italia ka numrin e dytë më të madh të rasteve të konfirmuara në tërë botën, pas Kinës dhe vendin e parë në Evropë.
Autorët theksojnë që një rritje e shpejtë e rasteve të reja të infeksionit është një kërcënim serioz për sistemin kombëtar shëndetësor italian, për shkak të aftësisë së kufizuar të departamenteve të njësive të kujdesit intensiv.
Qeveria ialiane prezantoi masa progresive për të zbutur situatën më 9 dhe 11 mars 2020, duke kufizuar në mënyrë drastike kontaktet sociale dhe për të parandaluar përhapjen e virusit.
Projeksione në modelin eksponencial të Remuzzi dhe Remuzzi, 2 i cili, sipas tendencave të të dhënave para 8 marsit, parashikoi më shumë sesa 30 000 raste deri në 15 mars 2020.
Të dhënat e vërteta nga Qendra për Shkencë dhe Inxhinieri e Sistemeve në Universitetin Johns Hopkins, sugjerojnë një devijim të vogël nga ato parashikime, me një numër të regjistruar prej 24 747 rasteve deri më 15 mars 2020, duke sugjeruar që masat e paraqitura deri më 11 mars, 2020, filluan të zvogëlojnë numrin e rasteve të reja brenda 3-4 ditëve.
Të gjitha vendet e tjera evropiane duket se janë në një situatë të ngjashme, me vetëm një vonesë të shkurtër kohore prej dy javësh (ilustrimi i mëposhtëm).
Mirëpo, këto parashikime tashmë janë tejkaluar duke marrë parasysh numrin aktual të të prekurve me coronavirus në Itali.
Të dhënat aktuale për Italinë të prezantuara nga Corornavirus Resource Center i Universitetit Johns Hopkins, në këto momente të përgatitjes së këtij artikulli, regjistrojnë për Italinë gjithsej 74386 raste të infeksionit me Covid 19.
Autorët në shkrimin e tyre në Lancet bëjnë thirrje publike për të gjitha vendet që të mësojnë nga përvoja italiane dhe të miratojnë menjëherë masa shumë kufizuese për të kufizuar përhapjen e virusit, të sigurojnë reagimin e duhur të sistemit shëndetësor dhe të zvogëlojnë vdekshmërinë, e cila duket se është më e lartë se sa ishte vlerësuar më parë, me një shkallë të fatalitetit gati 4%.
Kosova ka marrë masa të rëndësishme me kohë duke mbyllur institucionet arsimore dhe aktivitetet tjera publike. Kufizimi kohor i lëvizjes i ndërmarrë nga Qeveria, duhet të respektohet nga të gjithë qytetarët tanë.
Apelojmë edhe njëherë të gjithë banoret e vendit tonë t’ju përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Secili qytetar të jetë i përgjegjshëm dhe t’i shmanget kontakteve të panevojshme. Të sillemi të gjithë sipas motos: “unë jam i infektuar” dhe nuk dëshiroj të infektoj anëtarët tjerë të familjes, miqtë, kolegët e punës, etj.
“Vetizolimi” është masa më e mirë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit me Coronavirus 2019.
Me vetëdisiplinë do t’ia dalim të kalojmë këtë sfidë me sa më pak pasoja në njerëz. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës