Costacurta: Milanit i duhet një sulmues si Belotti apo Aubameyang

Alessandro Costacurta beson se problemi te Milani qëndron te mungesa e një sulmuesi, si Andrea Belotti apo Pierre-Emerick Aubameyang.
Gjatë afatit kalimtar veror, kuqezinjtë ishin lidhur edhe me sulmuesin e Torinos edhe me atë të Borussia Dortmundit, mirëpo nuk arritën ta transferonin asnjërin.

Kjo për faktin se çmimet e tyre ishin shumë të lartë (rreth 100 milionë euro).
Rossonerët e nisën mirë sezonin 2017/2018, mirëpo në katër ndeshjet e fundit në Serie A kanë siguruar vetëm një pikë.

“Me dikë si Belotti ose Aubameyang në sulm, do të kishim folur për një Milan krejt tjetër”.
“Është shumë e qartë se çfarë i mungon kësaj skuadre të ‘Diavolo’ është një qendërsulmues cilësor, sepse ka harkime, mirëpo sulmuesit e tyre po bëjnë shumë gabime para portës”, ka thënë ish-futbollisti i Rossonerëve për Sky Sport Italia.
Të zgjedhurit e Vincenzo Montellas kanë dështuar të shënojnë në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit zyrtare.

Costacurta ka luajtur si mbrojtës i Milanit nga viti 1986 deri në vitin 2007 kur edhe është pensionuar (në këtë periudhë ka qenë i huazuar për një sezon te Monza).
Gjatë karrierës me Rossonerët, ai i ka fituar shtatë tituj te Serie A, një të Kupës së Italisë, pesë tituj të Ligës së Kampionëve dhe dy të Kupës Interkontinentale. /Telegrafi/



















































