Deri të Martën, 18 shkurt, asnjë rast i Covid-19 nuk ishte raportuar në Iran. Një javë më vonë, qeveria njoftoi 61 raste dhe 12 vdekje. Në Itali, ka 229 raste, nga tre raste të enjten. Numri i të infektuarve në Korenë e Jugut është rritur në 893 në vetëm disa ditë.
Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit mban qëndrimin se shpërthimi nuk është ende një pandemi, ekspertët kryesorë të virusit po thonë të kundërtën.
Ditët e fundit kanë parë një ndryshim të thellë në të menduar për shpërthimin.
“Pamja e botës për shpërthimin po kthehet nga shpërthimi i kontrollueshëm në pandemi”, tha profesori i epidemiologjisë në Harvard, Marc Lipsitch në Twitter në fillim të kësaj jave, transmeton Telegrafi.
Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA, tha për CNN të martën se bota ishte “në prag” të një pandemie.
“Nuk janë vetëm rastet që lidhen me udhëtimin”, tha ai, duke folur për rritjen e fundit në infeksionet jashtë Kinës.
“Ata kanë filluar të zhvillojnë një transmetim të qëndrueshëm nga një person në tjetrin”.
Michael T. Osterholm, drejtor i Qendrës për Hulumtim dhe Politikë të Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesota, shkroi një pjesë të opinionit të tij në New York Times këtë javë duke thënë “tani është e qartë se epidemia [në Kinë] nuk do të kontrollohej kurrë”.
Ekspertët e komunikimit të rrezikut me bazë në SHBA, Jody Lanard dhe Peter Sandman kanë deklaruar se është “koha e duhur” që të fillojë t’i referohet Covid-19 si një pandemi.
“Kjo me siguri do të shkojë në pandemi dhe të gjithë duhet të përgatitemi tani”, shkruan ata në një letër publike drejtuar virologut nga Universiteti i Queensland, Ian Mackay.
Çfarë ndodh në një pandemi?
Nëse është një pandemi, virusi do të përhapet me shpejtësi gjatë muajve të ardhshëm.
Marc Lipsitch i Harvardit parashikon që, brenda muajve që vijnë, rreth 40 deri në 70 për qind të njerëzve në të gjithë botën do të infektohen nga virusi që shkakton COVID-19.
Nëse parashikimi i tij është i saktë, ka një shans të mirë që miliarda njerëz do të infektohen me coronavirusin.
Sidoqoftë, të qenit i infektuar nuk do të thotë të keni një sëmundje të rëndë.
Shumë njerëz do të kenë vetëm sëmundje të butë ose do të jenë asimptomatikë, thotë Marc Lipsitch.
Të sëmurët dhe të moshuarit ishin më të rrezikuar: Shkalla e vdekshmërisë mbi 14 përqind.
Burrat kishin më shumë të ngjarë të vdisnin (2.8 për qind) sesa gratë (1.7 për qind).
Shkalla e përgjithshme e vdekjeve ishte rreth 2.3 përqind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Takimi i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës - çfarë u bisedua e çfarë u vendos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025