LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, Ministria e Shëndetësisë dërgon në Podujevë një mini tendë për triazhimin e pacientëve

Coronavirusi, Ministria e Shëndetësisë dërgon në Podujevë një mini tendë për triazhimin e pacientëve

Në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë është vendosur një tendë për triazhimin e pacientëve, por që me përmasat e saj nuk shërben për asgjë.

Kjo tendë është vendosur pas paraqitjes së rasteve të para me coronavirus në komunën e Podujevës, pas kërkesës së bërë nga drejtori i QKMF-së.

Drejtori i QKMF-së në Podujevë, Fahri Llugaliu, ka thënë për Telegrafin se tenda nuk i plotëson kushtet dhe se triazhimi i pacientëve po bëhet në një vend të veçantë brenda QKMF-së.


“Ministria e Shëndetësisë përmes Kryqit të Kuq ka bërë vendosjen e tendës për triazhimin e pacientëve në oborrin e QKMF-së, mirëpo ajo nuk i plotëson kushtet sepse është shumë e vogël. Triazhimi për momentin është duke u kryer pa problem, sepse personeli është vendos në hapësira të QKMF-së në një vend të veçantë dhe është në funksion”, deklaroi Fahri Llugaliu.

Ndryshe, tre fshatrat e Podujevës, Dumincë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Llausha janë në karantinë pas paraqitjes së rasteve të para me coronavirus.

Deri më tani numri i personave të prekur me virus në Kosovë është 35./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori