Liga Premier po planifikon që të rikthehet më 6 qershor nëse e sheh të arsyeshme se situata është e sigurt.

Të gjitha aktivitetet sportive në Angli janë suspenduar shkaku i coronavirusit nga muaji mars, derisa ato zhvilloheshin pa tifozë nga muaji shkurt.


Mirror raporton se Federata e Futbollit është e vendosur që të mbyllë këtë edicion dhe të fillojë e 2020/21 nga muaji shtator.

premier league logo (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në se ndeshjet rikthehen, ato do të zhvillohen dy herë brenda jave dhe do të jenë pa tifozë, në mënyrë që mos të përhapet virusi më shumë.

Ndeshja e fundit që u zhvillua në Ligën Premier ishte ajo në mes të Leicesterit që e mposhtë Aston Villën më 9 mars.

Liga angleze dëshiron t'i mbyllë të gjitha takimet, në mënyrë që të mos humbin të ardhurat nga marketingu dhe të drejtat televizive. /Telegrafi/

telegrafi sport app