Përbërësit:▪ 600 gr. mish pule ▪ 100 gr. karota ▪ 100 gr. erëza ▪ 100 gr. qepë ▪ 100 gr. presh ▪ pak lulelakër ▪ borzilok ▪ 2 lugë vaj, kripë, piper i bluar ▪ përafërsisht 150 ml. ujë për thekje ▪ një lugë qepë e grirë ▪ 2 thelb hudhër ▪ një lugë miell ▪ verë apo uthull, sipas shijes ▪ topëza mielli ▪ 150 mg. miell i bardhë ▪ 1 vezë ▪ ujë, kripëPërgatitja:

Të gjitha perimet i pastrojmë, dhe i presim në copa të vogla. Hedhim mishin, erëzat, borzilokun, dhe perimet në ujë të ftohtë.


I kriposim, shtojmë piper dhe i ziejmë derisa të zbuten.

Qepën e grirë skuqim në dy lugë vaj, deri sa të fitojë ngjyrën e verdhë të çelure më pas, shtojmë hudhrën e shtypur dhe miellin dhe i lagim me ujë. I përziejmë mirë e më tej, përzierjen e hedhim në çorbën valë dhe i ziejmë edhe pak.

Topëzat e miellit i përgatisim në mënyrë të atillë, që nga mielli, vezët, uji dhe kripa, të formojmë një brumë, mesatarisht të dendur.

Brumin e vendosim në dërrasë dhe me thikë presim topëzat, të cilat i ziejmë në çorbë.

Çorbën me topëza e ziejmë, për pesë minuta dhe më pas e shërbejmë.

/Telegrafi/