LAJMI I FUNDIT:

Conte para derbit me Milanin: Luajmë vetëm për tri pikë, Ibrahimovic një kampion

Conte para derbit me Milanin: Luajmë vetëm për tri pikë, Ibrahimovic një kampion

Antonio Conte paralajmëron se hendeku me 19 pikëve në mes të Interit dhe Milanit nuk duhet të besohet, ndërsa ka thurë elozhe për Zlatan Ibrahimovicin.

Derby della Madonnina i dytë i këtij sezonit do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45 në San Siro.

Interi deri më tani është duke e rivalizuar Juventusin në garë për titull, ndërsa Milani vetëm së fundmi ka gjetur fomën e mirë duke filluar ngjitjen në tabelë.


Moratti: Është e pamundur të parashikosh Derby della Madonninan, tentova ta transferoj Messin te Interi
Lexo po ashtu Moratti: Është e pamundur të parashikosh Derby della Madonninan, tentova ta transferoj Messin te Interi

Për formën e të dyja skuadrave dhe derbin në përgjithësi ka folur trajneri i Nerazzurrëve, Conte.

“Kur u takuam në ndeshjen e parë ishte vetëm java e katërt, kështu që asnjë nga ekipet nuk e dinte se çfarë lloj sezoni i priste”, ka thënë fillimisht Conte në konferencën e tij për shtyp.

“Milani e kishte në krye Marco Giampaolon, tani është Stefano Pioli, të dy skuadrat kanë ndryshuar shumë. Ne fillojmë një seri të ndeshjeve tani dhe pas kësaj do të kemi një ide më të mirë se cili do të jetë udhëtimi ynë”.

Interi triumfoi në derbin e parë (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Ajo që mund të them është se Milani sigurisht që meriton të ketë më shumë pikë sesa ata që ata kanë aktualisht, pasi janë një ekip i shkëlqyeshëm, me një kampion si Ibrahimovic që sjell besim dhe përvojë”.

“Mendoj se prania e Ibrahimovicit do të shtojë nivelin e argëtimit dhe gjithnjë i mirëpres ndeshjet me më të mirët. Unë gjithashtu besoj se do të jetë një moment i fortë emocional edhe për Ibrahimovic”.

Handanovic dëshiron të luajë me gisht të thyer në Derby della Madoninna, rrezikon operimin
Lexo po ashtu Handanovic dëshiron të luajë me gisht të thyer në Derby della Madoninna, rrezikon operimin

“Derbi gjithmonë ka rreziqe të fshehura dhe ne duhet të jemi të përqendruar plotësisht, duke luajtur me përulje dhe intensitet”.

“Përqendrimi ynë duhet të jetë në tre pikët, kështu që fakti që është një derbi thjesht shton vështirësi shtesë, sepse ekziston një motiv i tillë për të pasur të drejta krenare në qytet. Njësoj ishte në Londër dhe Torino”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori