Conte: Interi bëri gjithçka që ishte e mundur ndaj Atalantas, por ndikuan mungesat e mëdha

Antonio Conte insiston që Interi bëri gjithçka që ishte e mundur në barazimin e tyre 1-1 me Atalantan dhe përsëri u ankua se mungonin lojtarët kryesorë.
Lautaro Martinez ia dha epërsinë Interit, por Atalanta ngadalë mori kontrollin e lojës dhe dominoi në vazhdim duke gjetur golin e barazimit me Robin Gosens dhe vetëm një penallti e pritur nga Samir Handanovic i shpëtoi nga humbja.
Pas ndeshjes, trajneri i Nerazzurrëve ka thënë se ekipi i tij bëri gjithçka që ishte e mundur, ndërsa e vlerësoi lartë edhe ekipin e Atalantas.
“Ne hynë në këtë lojë pa katër lojtarë të mëdhenj, që është një humbje e madhe për ne në këtë moment”, ka thënë fillimisht Conte për DAZN.
“Atalanta ishin ndërtuar me një fizik të mrekullueshëm, agresion, intensitet dhe fakti që ne u mbajtëm kundër tyre në atë nivel është mbresëlënës. Mos harroni, Atalanta përfundoi përpara Interit sezonin e kaluar”

“Ata janë një ekip shumë i fortë, ne bëmë gjithçka të mundshme sot për të fituar ndeshjen. Gjithçka që shpresoj është që ne të mos humbasim lojtarë, sepse tani janë vetëm dy jashtë dhe bëhet me të vërtetë shumë e ndërlikuar”.
“Sot e kemi pasur Nicolo Barellan e pezulluar, Matias Vecino me probleme. Jam duke u përpjekur për të rikthyer Alexis Sanchezin në formë, por jemi në mendimin tim duke dhënë gjithçka që kemi marrë në një situatë të vështirë”.

“Duke parë tabelën, duke na parë atje lart, ne mund të bëjmë një sy të verbër për disa çështje, por fakti mbetet se unë lutem që të mos kemi asnjë mungesë lojtarësh, përndryshe nuk ka asnjë mbulim”.
“Pozicioni ynë në tabelë nuk duhet absolutisht të lejojë askënd të injorojë vështirësitë e situatës sonë”.
“Atalanta kanë katër vjet që punojnë me të njëjtin trajner, ata sollën lojtarë të përshtatshëm për atë stil futbolli. Ne kemi qenë së bashku për gjashtë muaj, kështu që të jesh 11 pikë para tyre në tabelë është mbresëlënëse”.
“Ne jemi vetëm në fillimin e këtij udhëtimi”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri