Conte: Fituam kundër një ekipi të fortë si Milani, jemi përmirësuar si ekip nga viti i kaluar

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka folur pas fitores ndaj Milanit me rezultat 0-3 në Serie A.
Italiani ka thënë se merita është e gjitha e lojtarëve pasi dhanë maksimumin në fushë dhe se qëllimi i klubit zikaltër është gjithmonë të fitojnë.
Ai në mes të tjerave tha se për dallim nga viti i kaluar kualiteti individual i lojtarëve, por edhe i gjithë ekipit është rritur.
Aktualisht Interi renditet në vendin e parë në Serie A me 53 pikë, ndjekur nga Milani me 49 pikë dhe Roma me 44.
Për të ndjekur pjesët kryesore nga intervista e Contes pas ndeshjes, shikojeni videon poshtë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































