Dyshekë tjerë të kompanisë Comodita Home u nisën prej Gjakovës, të enjten, për të mbërritur së shpejti në shtretërit e amerikanëve.
Një kontingjent me plotë kontejnerë të mbushur me këto prodhime për pak ditë arrijnë në Shtetet e Bashkuara.
Produktet e këtilla kosovare që u eksportuan më herët në Amerikë, u renditën në top 5 produktet më të shitura në kategorinë e tyre.Përveç brendeve të njohura ndërkombëtare me të cilat kooperon qe disa kohë, kompania lidere në prodhimin e dyshekëve po synon edhe të tjera bashkëpunime.
“Comodita vazhdon edhe më tej të zgjerojë rrjetin e bashkëpunimeve që tashme janë lidere në këtë industri të shitjes, duke përforcuar shtrirjen tonë me partnere si: Amazon, Walmart, Wayfair, Overstock, Home Depot e së shpejti edhe në Target”, tha Granita Bunari, drejtoreshë operative në Comodita Home.
Pozicionimin e dyshekëve kosovarë në kategorinë “bestseller”, e mundësuan 3 lloje të produkteve, thonë në Comodita Home.Por, me siguri të plotë, për renditjen në TOP 5-she të produkteve më të shitura në Amerikës, sipas zyrtarëve të fabrikës, kontributin kryesor e dha cilësia e produkteve.
“Kualiteti mbështetet nga një numër i madh certifikimesh për cilësinë e produkteve duke na garantuar një prezencë në tregun evropian dhe atë të SHBA-së si Certipur, OEKO-TEX, BSCI, SMETA, dhe Iso standardet…”, tha ndër të tjera Bunari.
Comodita është prodhuesi më i madh i dyshekëve dhe shpuzës në Evropë. Po ashtu, kjo kompani kosovare është edhe eksportuesi më i madh në vend.
Gjatë vitit, Comodita eksporton 2 milionë dyshekë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler