Mërgim Vojvoda ishte një nga protagonistët e ndeshjes së xhiros së 24-t në Serie A, ku Como barazoi 1-1 me AC Milan.

Përveç golit, ndeshja u shënua edhe nga tensione mes trajnerëve, Massimiliano Allegri dhe Cesc Fàbregas.


Ky sezon po shënon një rikthim të bukur të Comos nën drejtimin e trajnerit spanjoll, dhe në këtë sukses kontribuon edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Ai është pjesë e formacionit bazë dhe në përballjen ndaj Milanit tregoi aftësi të jashtëzakonshme me topin.

Klubi i Comos postoi në rrjetet sociale një video ku Vojvoda driblon me elegancë lojtarët e Milanit, duke treguar teknikë dhe qetësi në aksionet e tij.


Mbrojtësi kosovar luajti të gjithë 90 minutat e ndeshjes dhe u vlerësua si një nga më të mirët në fushë. /Telegrafi/

telegrafi sport app