Korporata Energjetike e Kosovës, është ndërmarrja me më së shumti shpenzime të parasë publike përmes tenderëve, por ende vazhdon të mos auditohet nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
Kështu është thënë në konferencës e organizuar nga organizata Çohu dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese-Preportr, ku është prezantuar hulumtimi mbi prokurimin publik në KEK.
Ky hulumtim ka paraqitur edhe atë se shumë kompani të cilat janë penalizuar ndër vite për mosrespektim të kontratës vazhdojnë të fitojnë miliona euro përmes tenderëve.
Të dhënat e raportit janë prezantuar nga Leonida Molliqaj, e cila është shprehur se duhet të ketë një kontroll ndaj KEK-ut mbi shpenzimet e parasë publike.
“Sipas të gjeturave tona vetëm gjatë viteve 2007-2017 KEK-u ka pasur mbi 10 mijë aktivitete të prokurimit publik, e cila kap vlerën mbi 1.3 miliardë euro. Një fakt shqetësues mbi këtë Korporatë është sepse pavarësisht që shpenzuesi më i madh i parave publike përmes tenderëve vazhdon të mos auditohet nga ZKA-ja. Gjatë gjithë kësaj periudhe KEK-u ka dhënë afër 955 tenderë me vlerë të madhe prej 752 milionë euro. Përfitues të këtyre tenderëve janë diku rreth 300 kompani vendore e ndërkombëtare”, tha Molliqaj.
Këto kompani, sipas saj, shumë raste tenderët i kanë fituar në konzorcium me njëra tjetrën.
“Sipas të gjeturave tona vetëm gjatë viteve 2010-2017 KEK-u ka penalizuar 163 kompani për mos zbatim të kontratave në 707 raste, të cilat janë në vlerë prej 1.7 milionë euro…’Preportr’ të njëjtën listë të penalizimeve e ka krahasuar me listën e përfituesve të tenderëve publik në këtë institucion dhe gjetjet tona tregojnë se janë afër 60 kompani nga 163 të penalizuara, të cilat janë me vlerë të madhe, kanë fituar afër 642 tender gjatë viteve 2008-2017 në vlerë mbi 368 milionë euro. Pra, është një fakt shumë shqetësues të njëjtat kompani të cilat janë penalizuar për shkelje dhe mos respektim të kontratave ndër vite me radhë, të njëjtat kanë fituar prapë tender në këtë institucion”, tha Molliqaj.
Ajo ka thënë se KEK-u është institucioni publik ndaj të cilit parashtrohen më së shumti ankesa nga operatorët ekonomik lidhur me shkeljen e Ligjit të Prokurimit, në anën tjetër, sipas saj, vet kjo ndërmarrje disa herë nuk i ka respektuar vendimet e OSHP-së.
“Është institucioni ndaj të cilit më së shumti ushtrohen ankesa në organin shqyrtues të prokurimit publik. Sipas të dhënave që kemi analizuar vetëm prej vitit 2008-2017 operatorët ekonomik kanë ushtruar afër 381 ankesa në OSHP ndaj KEK-ut. Hala më shqetësuese është fakti se 50 për qind e këtyre ankesave kanë shkuar në rivlerësim apo ri tenderim, që i bije që shumë prej tyre procedurave të prokurorimit publik ka pasur shkelje. Preportr ka gjetur se nga viti 2011 deri në vitin 2017 OSHP ka dhënë 10 urdhëresa për mos zbatim të vendimeve të panelit nga ana e KEK-ut. Do të thotë, përveç që është institucioni ndaj të cilit janë ushtruar më së shumti ankesa, është institucioni që ka vendosur të mos i respektoj disa prej vendimeve të panelit shqyrtues”, tha ajo.
Se duhet të ketë një auditim për KEK-un e ka thënë edhe Selim Halimi, ekspert i ekonomisë, i cili ka thënë se është e domosdoshme që kjo korporatë t’i nënshtrohet auditimit. “Sipas mendimit tim këtu duhet një kontroll e domosdoshme. Shkojnë bëjnë auditime në vlera të vogla a në këto vlera të mëdha nuk bëjnë. KEK-u duhet të jetë i audituar”, tha ai.
Hulumtimi me titull “Shumë tenderë pak kontroll” është realizuar nga organizata Çohu dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese-Preportr. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit