COGNAC BLUES

Poezi nga: Jack Kerouac Përktheu: Fadil Bajraj
Ju vlerësimet meritore do t`i keni në
Parajsë… Parajsa do të
jetë indiferente ndaj këtij
qeni indiferent
(Mirëpo, indiferenca e ndershme qe më e mirë se hipokrizia)
...vërtet
Kur i dëgjoj dokrrat
e fetarëve mbi Drejtësinë
dhe Demokracinë e kam të qartë
se hipokritët po gënjejnë
me dhëmbët e tyre fals
Nuk jam indiferent ndaj Zotit,
Jam indiferent ndaj
vetes-në-tokë
S`mund të paramendoj diç
më qesharake se veten
në tokë...
Përnjëmend!
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































