LAJMI I FUNDIT:

Çnjerëzimi…

Çnjerëzimi…
Ilustrim

Në Kosovë thuhet se, gjatë luftës së fundit, nga forcat e armatosura serbe janë përdhunuar njëzetë mijë gra shqiptare. Për përdhunimet e grave boshnjake ka pasë studim me fakte nga ligjëruesja serbe në Universitetin e Beogradit, Dragana Duliq. Pas publikimit të librit për çnjerëzimin e grave në Bosnje, Serbia është kujdesur t’i zhdukte gjurmët e dëshmive të sajë në internet. Kjo tregon se Serbia vazhdon të “fshijë” çdo individ që në çfarëdo forme ka publikuar fakte për krimet e këtij shteti në Kosovë, në Kroaci apo në Bosnje.

Në vitin 2012, Duliqi e publikoi veprën “Hrestomatia: Siguria njerëzore (1 dhe 2)”, një vepër voluminoze me të cilën rrezikoi përjashtimin nga puna. Problemin e përdhunimit të grave ajo e konsideron si pjesë të strategjisë serbe të luftës, për spastrimin etnik të territoreve. Po, sepse çnjerëzimi nga cilido pushtues është veprim i ndërmarrë me plan, për të mbjellë frikë e tmerr tek etnia tjetër; për të lënë sa më shumë pasoja tek ta, edhe në të ardhmen.

Shumë nga të përdhunuarat përfunduan të vdekura. Ato që mbijetuan i vuajnë ende traumat. Për to as hakmarrja nuk është shpëtim. Sepse, ka dëshmi se marrja e hakut nuk ka arritur kurrë ta shërojë plagët e shpirtit të vrarë.


E, kur është fjala për evidentimin e saktë të viktimave, është i vështirë të bëhet dokumentimi me emra e mbiemra, kjo për shkak  të stigmave shoqërore në rrethin ku ato jetojnë. Aq më i vështirë është dokumentimi i individëve apo i njësiteve që kanë kryer këtë krim të dënuar nga çdo etapë e historisë.

Të çnjerëzosh dikë, kjo ndalohet me kanun e me ligje moderne. Çnjerëzimi i një gruaja, që nënkupton përdhunimin, gjithmonë është ndëshkuar. Çnjerëzimin mund ta bëjë edhe një individ i vetëm, por kur kjo kryhet nga grupe militare e paramlitare, kjo merr karakter të planeve gjenocidale.

Në trend

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Kalo në kategori